Bundestagu gjerman e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Gjermania është anëtarja e 16-të e cila dha dritë jeshile për anëtarësimin e vendit në NATO. Por, në seancë, deputetët filluan debat të ashpër, më shumë për shtyrjen e datës për negociatat me BE-në.
Jirgen Tritin, deputet i partisë së gjelbër opozitare e nxehi atmosferën pasi tha se për fillimin e negociatave të Shkupit dhe Brukselit, përplasje ka edhe brenda vetë qeverisë gjermane. Ai theksoi se kryeministri grek Alexis Tsipras me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës e ka sakrifikuar karrierën e tij politike dhe se ky është shkaku për humbjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Gjermani bëhet vendi i 16-të e cila e ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Kujtojmë se dje edhe Norvegjia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.