Gjermania regjistroi 17 mijë raste të reja me coronavirus brenda një dite, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve është 1.1 milion.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se 255 viktima u shënuan brenda një dite si pasojë e COVID-19.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Gjermani u rrit në 18 mijë.
Ndryshe, që kur coronavirusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, ka prekur globalisht tani rreth 66 milionë njerëz.
SHBA-ja që është zona më e goditur në botë nga pandemia, ka regjistruar deri më tani 14.5 milionë raste dhe 281 mijë viktima. /Telegrafi/