Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere tha se ai po planifikon një ligj të ri që do të kërkojë që refugjatët të mësojnë gjermanisht dhe të integrohen në shoqëri, ose do të humbasin të drejtën e tyre të qëndrimit të përhershëm.
Nisma vjen pasi votuesit dënuan konservatorët e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet rajonale në fillim të këtij muaji, duke mos përkrahur politikën e saj për “dyer të hapura për refugjatët” dhe duke mbështetur politikën anti-emigrante të partisë AFD.
Gjermania pritet që në këmbim të përfitimeve sociale dhe strehim të emigrantëve të kërkohet nga ta mësimi i gjuhës gjermane dhe përpjekje për të integruar, njofton televizioni ARD.
“Për ata që refuzojnë të mësojnë gjermanisht, për ata që refuzojnë të lejojnë familjarët e tyre të integrohen – si gratë apo vajzat – për ata që i mohojnë ofertat për punën: për këta, nuk do të ketë një leje të pakufizuar qëndrimi pas tre vjetësh,” tha ministri Maiziere.