Site icon Telegrafi

Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë në Kosovë

Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet dukshëm, dhe NATO do ta rris praninë e saj në pranverë, duke përfshirë edhe ndihmën e Bundeswehr-it.

Si rrjedhojë e kësaj Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë të tjerë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur gjeneral brigade Bundeswehr-it Ralf Hammerstein.

Lexo po ashtu Hammerstein: Asnjë kufi në Ballkanin Perëndimor s’do të mund të ekzistojë me mirëbesim

Hammerstein për “Die Welt” ka thënë se normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk po përparon ashtu si të gjithë shpresonim.

“Bundeswehr aktualisht ka rreth 80 ushtarë në vend, të cilët së shpejti do të rriten me rreth 200, duke përfshirë stafin mbështetës. Pra, kjo është rreth 280”, tha ai.

Hammerstein ka theksuar se vetëm një zgjidhje politike ekziston për konfliktin midis Beogradit dhe Prishtinës.

“NATO duhet të sigurojë një mjedis të sigurt sipas Rezolutës së OKB-së dhe të ndihmojë në zhvillimin e një republike të qëndrueshme, demokratike, multi-etnike të Kosovës”, u shpreh ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version