Telegrafi

Gjermania pret uljen e papunësisë

Ekspertët parashikojnë se Gjermania deri në fund të vitit do të ketë 3.2 milionë të papunësuar, që është për 250.000 më pak se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave statistikore, numri i të papunëve në Gjermani gjatë pesë viteve të fundit është zvogëluar për rreth 1.6 milionë persona. /Maksfaks/Telegrafi/