Site icon Telegrafi

Gjermania planifikon të merr rol më të madh në Ballkan, shkak kriza në Maqedoni

Gjermania është e vendosur të merr rol më të madh në Ballkanin Perëndimor, ndërsa shkak për këtë është kriza politike në Maqedoni, shkruan portali evropian European Western Balkans, përcjell Shenja, duke iu referuar burimeve jo zyrtare diplomatike. Sipas këtij mediumi, në Gjermani, është rritur interes për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe në drejtim të kësaj po përgatitet një strategji e cila parasheh rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e këtij rajoni.

“Duke pasur parasysh faktin se Gjermania nuk ka udhëhequr një politikë aktive në Ballkanin Perëndimor, planifikon të merr një qasje proaktive dhe së fundmi ka filluar të shkruaj një draft strategji për këtë rajon, e cila do të realizohet pas takimit të ministrave të jashtëm të këtyre vendeve”, shkruan European Western Balkans.

Më tej ky medium shkruan se, pas emërimit të Sigmar Gabriel, liderit të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Knut Flekenshtajn si njëri ndër tre raportuesit për Maqedoninë, qasja ndaj Maqedonisë ka ndryshuar.

“Para publikimit të kësaj strategjie të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, e cila do të shërbej si direktivë për politikën ndaj Ballkanit Perëndimor, takimi i ministrave të punëve të jashtme prej këtyre vendeve do të mbahet në Berlin. Kjo ishte njëra ndër arsyet e vizitës së ministrit të jashtëm gjerman në rajon javën e kaluar”, thuhet më tej./Telegrafi/

Exit mobile version