Site icon Telegrafi

Gjermania përpilon masa “historike” për të nxitur integrimin e emigrantëve

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë, i kryesuar nga kancelarja Angela Merkel ka rënë dakord të enjten rreth disa masave “historike” për të nxitur integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve.

Marrëveshja u sajua pas shtatë orë bisedimesh mes Bashkimit të Konservatorëve të Krishterë të kryesuar nga Merkel dhe Social Demokratëve (SPD). Në bisedime u përfshinë edhe planet për legjislacionin e ri anti-terrorist, raporton AFP News.

Projekt-ligji i integrimit do t’Iu ofrojë kurse të subvencionuara për të ndihmuar të ardhurit të integrohen në jetë gjermane, por edhe do t’iu mohojë lejen e qëndrimit atyre që nuk pranojnë këtë ofertë.

Merkel u tha gazetarëve se masat do të nxisin integrimin e të ardhurve që qëndrojnë në vend për afat të gjatë.

Exit mobile version