Qeveria gjermane ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset se përballen me rrezikun e arrestimit “arbitrar” në Turqi.
“Njerëzit që po udhëtojnë në Turqi për arsye private apo të biznesit duhet të kenë kujdes të shtuar”, tha Ministria e Jashtme Gjermane.
Bizneset përballen me rreziqe investuese në Turqi për shkak të mungesave ligjore turke, tha tutje Ministria, transmeton Klan Kosova.
Gjermania protestoi tek ambasadori turk në Berlin të mërkurën për arrestimin e gjashtë aktivistëve të të drejtave të njeriut ku mes tyre është edhe një shtetas gjerman.
Ministria e Jashtme turke e quajti ankesën e Gjermanisë “të papranueshme” dhe “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në gjyqësorin turk”.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nisi një spastrim të madh të institucioneve shtetërore pasi oficerët e dyshuar ushtarakë u përpoqën ta rrëzonin atë një vit më parë.
Më shumë se 50,000 njerëz janë arrestuar që nga grushtshteti i dështuar, duke përfshirë më shumë se 170 gazetarë dhe shumë politikanë, akademikë dhe aktivistë të opozitës.
Ky paralajmërim i Gjermanisë mund të ndikojë në turizmin turk – turistët nga Gjermania ishin në numër më së shumti në Turqi vitin e kaluar, me gati katër milionë