Site icon Telegrafi

Gjermania ofron shërim për pacientët nga Maqedonia të infektuar me coronavirus

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinkska sot tha se Gjermania u ka ofruar të gjitha vendeve anëtare të NATO-s trajtim të pacientëve me Covid-19 në spitalet gjermane ndërsa një ofertë të tillë ka marrë edhe Maqedonia e Veriut.

“Franca mori ndihmën nga Gjermnia për trajtimin e pacientëve në klinikat e saja dhe këtë oferta Gjermania e jep për të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Një ofertë të tillë mori edhe vendi ynë në bisedë telefonike me ministren gjermane të mbrojtjes para një muaj e gjysmë”, tha Sheqerinska.

Ajo poashtu tha se në mbledhje është miratuar Plani operativ i Aleancës për aksion të koordinuar në përballjen me pandeminë e coronavirusit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Sheqerinska: Miratohet Plani operativ i NATO-s për aksion të koordinuar në përballjen me pandeminë
Exit mobile version