Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror në sektorin e arsimit.
Diplomati austriak me këtë rast ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për zhvillimin e arsimit, në veçanti atij të lartë, ku është e koncentruar mbështetja austriake.
Ndërsa, ministrja Bajrami ka mirëpritur gatishmërinë e shtetit austriak për të ndihmuar sektorin e arsimit në Kosovë, duke thënë se kjo është shumë e rëndësishme për realizimin e prioriteteve dhe objektivave për sigurimin e një arsimi sa më cilësor për të rinjtë kosovarë.