Site icon Telegrafi

Gjermania nuk do të pranojë emigrantë nga kufiri polako-bjellorusi

Gjermania nuk do t’i pranojë emigrantët që ndodhen në kufirin bjelloruso-polak, tha të enjten Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer.

“Nëse pranojmë refugjatë, nëse i dorëzohemi presionit dhe themi ‘po, ne pranojmë refugjatë në vendet evropiane’, atëherë do të thotë se do të pranojmë vetë themelin e kësaj strategjie perfide”, tha Seehofer në një konferencë për shtyp në Poloni, pas takimit me homologun polak, Zbigniew Rau.

Bashkimi Evropian akuzon Bjellorusinë për krijimin e qëllimshëm të një krize emigrantësh duke sjellë refugjatë nga Lindja e Mesme me aeroplan në kufijtë e saj me Poloninë dhe Lituaninë.

Minsku i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk ka të bëjë asgjë me refugjatët, raporton bloomberg.

“Po flasim për migrime të parregullta dhe perfide të organizuara nga Bjellorusia me mbështetjen e pjesshme të Rusisë”, tha Seehofer. /Telegrafi/

Exit mobile version