Gjermania nuk e konsideron mundësinë e ndihmës financiare për Turqinë si një masë mbështetëse për Ankaranë për të kapërcyer krizën e monedhës, tha sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.
“Çështja e ndihmës gjermane ndaj Turqisë nuk është aktualisht në agjendën e Qeverisë”, tha Stefen Siebert në një konferencë të rregullt për shtyp. /Telegrafi