Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se janë “joreale” për Berlinin thirrjet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për vendet anëtare të NATO-s, që t’i rrisin shpenzimet në mbrojtje në 2% të prodhimit ekonomik.
Gabriel tha se Gjermania e pranon se duhet t’i rrisë shpenzimet nga norma e sotme prej 1.2%, porse do të ishte “krejtësisht joreale” të pritet nga Berlini që të shkojë në 2 për qind.
“Gjermania duhet të bëjë më shumë, nuk ka dyshim, por është krejtësisht joreale të pritet se ne do të shtojmë 30 miliardë euro në shpenzimet e mbrojtjes, gjatë tetë vjetëve të ardhshëm”, tha Gabriel.
“Ne po ashtu do ta shqyrtojmë nëse Evropa do që Gjermania të investojë 60 miliardë euro në vit në ushtri… Ky do të ishte dominim ushtarak në Evropë dhe mendoj se fqinjët tanë nuk do të donin”, tha Gabriel.