Gjermania akoma nuk ka vendosur që të pranojë lejet e vozitjes nga Maqedonia. Qytetarët ankohen, pasi siç thonë kanë harxhime shtesë duke udhëtuar me transport publik në Gjermani. Urim Ajdari nga Shkupi në vitin 2015 ka migruar në shtetin gjerman dhe se vetëm gjashtë muaj ka shfrytëzuar të drejtën e patentë shoferit të cilën e ka marr në Shkup.
Sipas tij, autoritetet gjermane kërkojnë që përsëri t’i nënshtrohet testit të vozitjes. Por Hajdari thotë se marrja e lejes së vozitjes në Gjermani duke nisur testet nga e para, është shpenzim i madh financiar por edhe ngarkesë kohore dhe njëkohësisht pengesë për realizimin e obligimeve profesianale dhe private.
Për të alarmuar këtë problem, një grup njerëzish nga Shkupi, po mbledhin nënshkrime dhe përmes këtij peticioni thonë se do kërkojnë nga qeveria gjermane pranimin e patentës së shoferit të Maqedonisë. Ata u bëjnë thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë që të japin sa më shumë nënshkrime që ta plotësojnë numrin e caktuar që do t’i shpije drejt një hapi të suksesshëm.
Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se procedura për nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët me qëllim të njohjes së patentave të shoferëve mes Maqedonisë dhe Gjermanisë ende është në zhvillim e sipër.
Nëse nuk zgjidhet kjo punë, shtetasit e Maqedonisë që jetojnë në Gjermani për të marr patentë shoferin nga e para, duhet të paguajnë më së paku 2000 euro. Ky rregull nuk vlen vetëm për Maqedoninë, por edhe për shtetet tjera të cilat nuk kanë nënshkruar marrëveshje reciproke për pranimin e lejeve të vozitjes me Gjermaninë.
https://www.youtube.com/watch?v=J0toGmCCCqY