Site icon Telegrafi

Gjermania nuk lëshon pe ndaj Serbisë, kur është fjala për Kosovën

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE, kërkon angazhim të qëndrueshëm dhe të dukshëm në përmirësimin e raporteve me Kosovën.

Në një intervistë për portalin “European Western Balkans”, eurodeputeti McAllister ka thënë se procesi i integrimit, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, do të varet nga përmirësimi i raporteve të ndërsjella.

“Nga Serbia kërkohet një angazhim i vazhdueshëm në përmirësimin e raporteve me Kosovën në mënyrë të dukshme dhe të qëndrueshme. Ky proces do të sigurojë që të dyja palët të vazhdojnë secila në rrugën e saj evropiane, duke iu shmangur bllokadës së njëra-tjetrës në këto çështje”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Duke folur për politikën gjermane ndaj Serbisë, eurodeputeti gjerman, McAllister ka thënë politika e Berlinit është e njëjtë dhe se ai nuk do të ndryshojë.

“Kancelarja Merkel është duke zhvilluar një dialog të ngushë dhe të hapur me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, përveç procesit të nisur në takimin e Berlinit në vitin 2014. Kur është fjala për Bundestag, dokumenti relevant është rezoluta për Serbinë në vitin 2013 në të cilën veçanërisht potencohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi dhe të njëjtën qasje do ta ketë edhe Gjermania, kur është fjala për dialogun e integrimit të Serbisë në BE”, ka thënë ai.

Exit mobile version