Kombëtarja gjermane po tregon forcën e vërtetë në ndeshjen me Sllovakinë.
Pas golave të Jerome Boateng e Mario Gomez, edhe mesfushori me tipare sulmuese, Julian Draxler ka gjetur rrugën e golit për Gjermaninë, duke e ngritur epërsinë në 3:0.
Goli i mesfushorit të Wolfsburgut u shënua në minutën e 63-të, dhe erdhi pas një harkimi nga rivënia e këndit, ku Draxler u gjet më së miri, duke dërguar topin në rrjet më një gol shumë të bukur.
Ky është goli i parë i Draxlerit në këtë Kampionat Evropian. /Telegrafi/