Telegrafi

Gjermania nuk e mposht Finlandën

Gjatë fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, Gjermania ka shënuar tetë fitore dhe dy barazime- duke u ndalur dy herë pikërisht nga Finlanda.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Finlandë përfundoi 3-3, ndërsa takimi i të mërkurës mbrëma i zhvilluar në HSH-Norbank-Arena të Hamburgut përfundoi 1-1.

Edhe ndeshja tjetër e Grupit 4 ka përfunduar me rezultat 1-1 ndërmjet Azerbajxhanit dhe Rusisë, duke qenë se rusët nuk rrezikonin asgjë.

Kështu nga Grupi 4, Gjermania kualifikohet direkt, ndërsa Rusia do ta kërkojë rrugën për në Afrikën e Jugut me anë të ‘play-off’-it.