Telegrafi

Gjermania nuk do të ndjejë uljen e dërgesave të gazit rus

"Furnizimi me gazin natyror rus po zhvillohet me shpejtësi të madhe. Çdo herë jemi në kontakt me partnerët tanë rusë dhe ukrainas dhe bëjmë monitorimin e matësve për presion rreth tërë gazsjellësit – nga Siberia deri në Evropën Lindore. Të gjitha sistemet punojnë", shpjegoi Rolof.

Gjiganti rus i gazit "Gazprom" dje e ndërpreu dërgesën e gazit për Ukrainën. Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Aleksej Miler, deklaroi se Ukraina prej tani duhet të paguajë 418 dollarë për një mijë metra kub gaz.