Site icon Telegrafi

Gjermania njofton për evakuime nga Libani

Gjermania ka njoftuar se disa nga qytetarët e saj janë evakuuar nga Libani.

Në një deklaratë nga qeveria gjermane tha se evakuimet përfshinin staf jo thelbësor, familjet e punonjësve të ambasadës dhe shtetas gjermanë që janë të cenueshëm nga ana mjekësore.

Bëhet e ditur se Ministria e Jashtme gjermane ngriti nivelin e saj të krizës për misionet në Bejrut në Liban, Ramallah në Bregun Perëndimor dhe Tel Aviv në Izrael sërish në fundjavë, megjithëse ambasadat atje mbeten funksionale, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Aktualisht janë 1,800 shtetas gjermanë të regjistruar në Liban, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Zëdhënësi shtoi: “Ambasada vazhdon të mbështesë gjermanët e mbetur në Liban në përpjekjet e tyre për t’u larguar nga vendi nëpërmjet fluturimeve komerciale dhe mjeteve të tjera”.

Ndryshe, edhe shtete të tjera përfshirë Britaninë e Madhe kanë planifikuar evakuimin e qytetarëve nga Libani.

Siç raportohet, rruga ideale do të ishte që të evakuuarit të largohen me aeroplanë, por në rast të mbylljes së hapësirës ajrore, opsionet përfshijnë evakuimin me helikopter apo nisjen nga plazhet. /Telegrafi/

Exit mobile version