Telegrafi

Gjermania njeh edhe lejet e drejtimit të Shqipërisë, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se Bundesrati gjerman ka votuar pro njohjes së lejeve të drejtimit të Shqipërisë.

Rama ka publikuar pamjet e votimit në Bundestrat nëpërmjet një postimi në Facebook.

Kryeministri thekson se kjo konfirmon “transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit rrugor.”

Ndërkohë, në votimin e sotëm të Bundestratit mësohet se janë njohur edhe lejet e drejtimit të Kosovës. /Telegrafi/