Telegrafi

Gjermania nis për aktivitetet për përvjetorin e Beethovenit

Ludwig van Beethoven

Mbi 40 milionë euro është shuma e fondeve që Qeveria gjermane ka ndarë për të festuar 250-vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethovenit. Viti i festimeve fillon sot, më 16 dhjetor, që besohet të jetë ditëlindja e tij e 249-të, dhe përfundon më 17 dhjetor 2020.

Disa ditë para fillimit të festimeve, vizitorëve u ishte mundësuar një para-premierë e ekspozitës speciale “Beethoven. Bota. Qytetari. Muzika” në Galerinë Kombëtare të Arteve në Bonn dhe në shtëpinë e rinovuar ku kompozitori ishte lindur.

Festimet fillojnë me një hapje zyrtare në Operën në Bon. Koncerte, shfaqje të operave, festivale dhe ekspozita për nder të kompozitorit do të zhvillohen në të gjithë vendin gjatë gjithë vitit. /DW/