Telegrafi

Gjermania në suficit deri më 2018

Raporti më i ri i Ministrisë së Financave në Gjermani, vendi do të vazhdojë edhe më tutje me një suficit buxhetor në nivelin e 15 miliardë euro deri më 2018.

Ekonomia më e madhe e Eurozonës me shumë gjasa do ta mbyllë këtë vit si të tretin radhazi në suficit, ku duket se ka ndikuar kryesisht performanca më e mirë gjatë gjysmës së parë të vitit që prej bashkimit të dy gjermanive.

Raporti i ministrisë së financave së Gjermanisë e shikon këtë suficit në nivelin e 0.5 për qind për tre vitet e ardhshme. Deri në muajin qershor të këtij viti, qeveria federale, ato lokale dhe sigurimet shoqërore përbënin 1.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Gjermanisë. Objektivi i ministrit të Financave, Wolfgang Schaeuble, mbetet deficiti publik në zero gjatë 2015.

Por, me shumë gjasa vetëm buxheti federal do të jetë në këto përqindje brenda vitit të ardhshëm. Objektivi i ministrit të financave për mos të patur borxh të ri, duket se e ka futur Gjermaninë në një lloj konflikti me partnerët e saj tregtar, të cilët kanë kërkuar nga Berlini të nxisë investimet në mënyrë që të përshpejtojë rritjen globale.

Ndërkohë, prodhimi në vend ka ecur me ritme të ngadalta gjatë këtij viti, dhe ekonomia më e madhe e zonës së monedhës së përbashkët është tkurrur me 0.1 për qind gjatë 3 mujorit të dytë të vitit, duke shmangur në ekstrem recesionin. /Telegrafi/