Telegrafi

Gjermania ndihmon Gjeorgjinë me 34 milionë euro

Përveç kësaj, do të jepen edhe 100 milion euro në kuadër të ndihmave nga BE-ja për Gjeorgjinë.

"Për këtë, Republika federale është një nga donatorët më të rëndësishëm", theksoi Erler.

Dihet qysh para luftës në Kaukaz, që qeveria federale kishte vendosur për Gjeorgjinë shumën prej 35 milion eurosh. BE dhe Banka Botëore do të ndihmojnë për nevojat e rindërtimit të Gjeorgjisë me rreth 2.4 miliard euro.

Rreth gjysma e shumës së parave do jepen nga SHBA- të dhe BE-ja. Në Konferencën e donatorëve marrin pjesë 67 vende dhe institucione financiare.