Telegrafi

Gjermania ndërton bazën ajrore në Turqi, shpenzon 65 milionë euro

Forcat ajrore gjermane do të kenë bazën e tyre në Turqi, një projekt i cili do të kushtojë 65 milionë euro dhe do të përfundojë në verën e vitit 2017.

Deri tani ‘Incirlik Air Base’ është përdorur nga avionët amerikanë për të sulmuar objektivat terroriste në Siri, raporton Der Spiegel.

Baza ajrore është vendosur në jug të Turqisë, në afërsi të bregdetit të Mesdheut, transmeton syri.

Ankaraja lejoi SHBA-së për të përdorur këtë bazë me qëllimin e përbashkët për të shkatërruar Shtetin Islamik të ISIS-it.