Ministri i Drejtësisë së Gjermanisë Heiko Mas sot propozoi një ligj që do të ndalojë martesën për të rinjtë që janë më të ri se 16 vjet.
Siç transmeton Asociated Press, vala e refugjatëve ka sjellë në Gjermani një numër të madh të miturve që kanë konfirmuar se janë të martuar, ndërsa sipas disa përqindjeve të tillë ka me mijëra.
Për këtë çështje ministri gjerman Heiko Mas propozoi ligjin për të cilin të gjitha martesat të personave të moshës nën 16 vjeçare të shpallen të jashtëligjshme.
Ai u ka thënë gazetarëve se martesat e të miturve mbi 16 vjet, po ashtu duhet të anulohen, përveç nëse ekziston ndonjë arsye e fortë siq është shtatzënia.