Gjermania ka fituar ndaj Meksikës me rezultat 4-1 në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.
Kombëtarja gjermane ka fituar gjysmëfinalen dhe i është bashkuar Kilit në finalen e madhe të Kupës së Konfederatave.
Djelmoshat e trajnerit Joachim Loew arritën të tregojnë potencialin e tyre qysh në fillim të ndeshjes, ku ishte Leon Goretzka, i cili shënoi dy gola të shpejt (6’, 8’), dhe me këto dy gola Gjermani shkoi në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë ishin përsëri gjermanët ata të cilët sulmonin më shumë dhe arritën të shënojnë edhe golin e tretë me anë të Timo Werner, i cili shënoi në minutën e 59 për 3-0 pas asistimit të Jonas Hector.
Në minutën e 89 ishte Marco Fabian, i cili ngushtoi epërsinë në 3-1, por pas vetëm dy minutave u shfaq Amin Younes që shënoi për 4-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.
Pas 90 minutave lojë, Gjermania iu gëzua fitores 4-1 ndaj Meksikës duke arritur kështu në finalen e madhe të Kupës së Konfederatave, ku e pret Kili, të cilët mposhtën Portugalinë në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NDZoa-g8q1E
https://twitter.com/lionel_1899/status/880514065151520768