Telegrafi

Gjermania miraton një plan të ri shpëtimi

Marrëveshja që u arrit me bankat private ka një vlerë prej 70 miliard dollarësh, 40 për qind më shumë sesa përpjekja e parë për të shpëtuar firmën, e cila u rrëzua ditën e shtunë.

Ministri gjerman i Financave, Torsten Albig, u tha gazetarëve se taksapaguesit nuk do të liheshin të paguanin paratë për planin e shpëtimit.

"U vendos që industria private financiare do të sigurojë 15 miliard të tjera, kurse Federata thotë se qëndron tek garancia për 35 miliard."

"Kjo është një zgjidhje e mirë që do të ndihmojë Hypo Real Estate dhe nuk do t’i kushtojë taksapaguesve para të tjera," tha ministri.

Në përpjekje për të rivendosur besimin në sistemin e trazuar bankar gjerman, qeveria njoftoi më herët garanci të pakufizuara për të gjitha kursimet në llogaritë bankare private.

Austria dhe Danimarka ndoqën të njëjtin shembull. Një garanci të ngjashme dha javën e kaluar edhe qeveria irlandeze. /DW/