Site icon Telegrafi

Gjermania merr masa të reja kundër terrorizmit

Ministri i Brendshëm gjerman, ka njoftuar lidhur me disa masa të reja që do të merren kundër terrorizmit, si pasojë e sulmeve të fundit në këtë vend nga militantët islamikë.

Thomas De Maiziere pritet që të bëjë thirrje për dëbim sa më të shpejtë të kriminelëve dhe përdorimin sa më të saktë të videove të vëzhgimit.

Ndër planet e tij kundër terrorizmit është ndalimi i ferexhes dhe financim radikal për xhamitë.

Nuk përjashtohet mundësia për ndalimin e shtetësisë së dyfishtë dhe lehtësimin e konfidencialitetit mjekësor, gjë që ka ngjallur edhe debat.

“Propozimet e mia janë të kufizuara në pikat, që na çojnë në siguri më të shpejtë”, tha ministri, “Pikat e tjera do të diskutohen nga palët. Kemi nevojë për një konsensus të realizueshëm në koalicion”.

Çështja e sigurisë në Gjermani është bërë politike, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm dhe zgjedhjet e mëparshme rajonale.

Exit mobile version