Telegrafi

Gjermania mbron ekonominë

Qeveria dëshiron ta pengojë hyrjen e fondeve të fuqishme ekonomike jashtë Bashkimit Evropian dhe EFTA-s, e veçmas nga Rusia, Kina dhe vendet arabe në sfera të ndieshme të ekonomisë gjermane, veçmas në industrinë ushtarake dhe energjetike.

Në rast të tentimit për marrjen përsipër të më shumë se 25 për qind të ndonjë kompanie e cila konsiderohet me rëndësi strategjike, Qeveria ka të drejtë vetoje nëse arrihet deri te njohuria se me investimin do të cenohej rregullimi publik dhe siguria e Gjermanisë.

Federata e Industrialistëve Gjermanë ka përcaktuar se të huajt në Gjermani mbajnë më shumë se 430 miliardë euro, dhe se nga kapitali i jashtëm varen më shumë se dy milionë vende të punës.

Ligji duhet të kalojë edhe në Parlament. /Makfaks/