Telegrafi

Gjermania llogarit një rritje ekonomike me 3.4 %

"Një rritje të tillë ekonomike kemi pasur vetëm një herë që nga koha e bashkimit të Gjermanisë, në vitin 2006, 3.4 për qind. Gjermania është kështu lokomotiva e koniunkturës evropiane dhe një vend i hovit ekonomik", tha ministri i Ekonomisë.

Deri tani qeveria kishte supozuar se ekonomia për këtë vit do të kishte një rritje prej 1.4 për qind. Për vitin 2011 ajo pret tani një rritje të produktit të brendshëm bruto në 1.8 për qind. “Pas impulseve të mëdha nga tregtia e jashtme tani edhe konjukturat e brendshme janë në rrugë të mbarë”, tha Brüderle raporton Dw.

Numri i të papunëve, sipas vlerësimit të qeverisë për këtë vit do të ulet në 3,2 milionë dhe në vitin e ardhshëm në 2,9 milionë të papunë. /Telegrafi/