Site icon Telegrafi

Gjermania legalizon kanabisin – këto janë rregullat që duhet të zbatohen që nga 1 prilli

Parlamenti gjerman ka mbështetur një ligj të ri për të lejuar përdorimin rekreativ të kanabisit.

Sipas ligjit, mbi 18 vjeç në Gjermani do të lejohet të posedojnë sasi të konsiderueshme kanabisi, por rregullat strikte do ta bëjnë të vështirë blerjen e drogës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pirja e kanabisit në shumë hapësira publike do të bëhet e ligjshme nga 1 prilli.

Mbajtja e deri në 25 g, duhet të lejohet në hapësirat publike. Në shtëpitë private kufiri ligjor do të jetë 50 g.

Siç theksojnë mediat, tashmë policia në disa pjesë të Gjermanisë, si në Berlin, shpesh “mbyll njërin sy” ndaj pirjes konsumimit të tij në publik, megjithëse mbajtja e drogës për përdorim rekreativ është e paligjshme dhe mund të ndiqet penalisht.

Përdorimi i drogës tek të rinjtë është rritur për vite me rradhë pavarësisht ligjit ekzistues, thotë ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach, i cili po nxit reformat.

Ai dëshiron të minojë tregun e zi, të mbrojë ata që e konsumojnë nga kanabisi i kontaminuar dhe të shkurtojë rrjedhat e të ardhurave për bandat e krimit të organizuar.

Një debat rreth dekriminalizimit të kanabisit ka nisur prej vitesh në Gjermani, me grupet e mjekëve që shprehin shqetësime për të rinjtë dhe konservatorët duke thënë se liberalizimi do të nxisë përdorimin e drogës. /Telegrafi/

Exit mobile version