Telegrafi

Gjermania kurorëzon vajzën më të bukur të vitit (Foto)

Ka përfunduar në Gjermani gara e përzgjedhjes së më të bukurës.

“Miss Germany 2017” është përzgjedhur prej jurisë së 13 personaliteteve të botës së artit, televizionit dhe biznesit.

Aty ishin të ftuara edhe shumë kompani prestigjoze gjermane, ndër to edhe kompania Acromax Media GmbH.

Si më e bukura u përzgjodh 18-vjeçarja, Soraya Kohlmann.

Motoja e së cilës ishte “Kushdo që zhytet në ujin e ftohtë, lundron në një det mundësish”.

Ajo mban tashmë kurorën e më të bukurës. /Telegrafi/