Gjermania e refuzon shkëmbimin e territoreve si zgjidhje për konfliktin prej dekadash mes Serbisë dhe Kosovës.
“Ne besojmë, që kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popull”, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas të premten në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Vjenë.
Sipas tij, diskutimet për shkëmbim territoresh nuk çojnë në drejtimin e duhur.
Edhe presidenca austriake e BE-së tregohet skeptike.
Ndërsa, ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl ka thënë se ndryshimet e kufijve, sikurse e kemi parë herë pas here nxjerrin probleme.
“Ndryshimet e kufijve, sikurse e kemi parë herë pas here, nxjerrin probleme”, tha Kneissl.
Propozimi për shkëmbim territoresh parashikon, që pjesë të veriut të Kosovës të banuara me shumicë serbe t’i kalojnë republikës serbe. Në këmbim rajoni i Preshevës në jug të Serbisë me shumicë shqiptare t’i bashkohet Kosovës, shkruan Deutsche Welle.