Telegrafi

Gjermania kundër rritjes së skuadrave në Kupën e Botës

Formula e re që pritet të aplikohet nga FIFA për fazën finale të Botërorit pritet të jetë një bonus i mirë për ekipe mesatare si Shqipëria , por edhe Kosova.

Shqipëria arriti të luajë në Euro 2016 vetëm pas rritjes së kësaj gare, ndërsa Gianni Infantino mund ta rrit edhe garën më të madhe në botë për futboll.

Por kundër zgjerimit të fazës finale të turneut ndërkombëtar ka dalë Gjermania.

Trajneri i gjermanëve Joachim Low paralajmëroi rënien e vlerave sportive dhe kualitetit nëse diçka e tillë do të ndodhë për Kupën e Botës.

Fushata e suksesshme e Infantinos dhe fitorja e tij ishte e lidhuri me premtimin se Botërori do të bëhet me 40 ekipe dhe ky propozim do të diskutohet në samitin e Zurich këtë muaj.

“Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se në terma afatgjatë do të vuajmë në pikëpamjen e cilësisë. Nuk duhet të mbingarkojmë turneun me kaq shumë ekipe, pasi nuk mendoj është ide e mirë të ulim vlerat sportive”, tha Joachim Low.

“Jogi” mendon të njëjtën gjë edhe për zgjerimin e Evropianit nga 16 në 24 ekipe. “Mendoj se 24 kombëtare janë shumë për këtë turne pasi ndonjëherë ke ndjesinë sikur nuk i bën mirë futbollit. Cilësia cenohet edhe në këtë rast”, tha trajneri i Gjermanisë.