Telegrafi

Gjermania kualifikohet në Botëror

Një gol i shënuar nga sulmuesi i Bayern Munichut, Miroslav Klose, në minutën e 35-të ka mjaftuar që Gjermania të arkëtojë tre pikë të cilat ia sigurojnë një vend në Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Duhet përmendur që nga minuta e 69-të gjermanët luajtën me dhjetë lojtarë, mirëpo të zgjedhurit e Guus Hiddink nuk mundën të ndryshojnë asgjë deri në fund të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e tetë e Gjermanisë në Grupin e Katërt, ku ka shënuar vetëm një barazim përballë Finlandës, skuadër të cilës mund t’i hakmerret në mesjavë kur do ta luajë vetëm për prestigj ndeshjen e fundit kualifikuese.

Nga ana tjetër, Rusia që deri më tani ka shënuar shtatë fitore dhe dy humbje, do të mundohet nëpërmjet ‘play-off’-it që të sigurojë një vend në Afrikën e Jugut.