Site icon Telegrafi

Gjermania kthen prapa edhe një grup azilkërkuesish

Një avion me së paku 18 azilkërkues afganë, të refuzuar nga Gjermania, është nisur për në Kabul, të mërkurën vonë.

Policia tha se rreth 250 njerëz janë mbledhur në aeroport për të protestuar kundër dëbimit të tyre.

“Nuk ka zona të sigurta në Afganistan”, tha Nadine Kriebel nga Këshilli për Refugjatë i Bavarisë, i cili ka organizuar protestën.

Në të kaluarën, shumica e afganëve të refuzuar janë lejuar të mbeten në Gjermani, për shkak të kërcënimeve për sigurinë në vendin e tyre.

Por, Berlini, i cili merr pjesë në forcat e NATO-s në Afganistan, ka vendosur vitin e kaluar që të caktojë pjesë të vendit, që janë të sigurta për kthim.

Ky është grupi i tretë i afganëve që u kthyen prapa nga Gjermania. /Rel/

Exit mobile version