Telegrafi

Gjermania kthehet për ta nënshtruar Francën

Skuadrat ishin të barabarta në pjesën e parë, por ajo që i dallonte ishte një gol i shënuar nga Trekolorët.

Pas një gjuajtje të lirë të Karim Benzemas që goditi shtyllën, topi arriti te Mathieu Valbuena, i cili shënoi golin e epërsisë (44’).

Mirëpo, në gjysmën e dytë ‘Die Mannschaft’ i pushtuan dy herë francezët.

Thomas Mueller pranoi një top nga Ilkay Gundogan për ta barazuar rezultatin (51’).

Goli i fitores erdhi nga dyshja e Real Madridit, Mesut Oezil dhe Sami Khedira (74’). I pari ishte asistues, ndërsa i dyti realizues. /Telegrafi/