Site icon Telegrafi

Gjermania, Kroacia dhe Holanda marrin fitoret e radhës, Turqi – Norvegji mbyllet baras

Kanë vazhduar ndeshjet eliminatore për Kampionatin Botëror Katar 2022, ku Gjermania, Kroacia dhe Holanda kanë marr fitoret e radhës.

Gjermania ka shënuar fitore të vështirë ndaj Rumanisë me rikthim, pasi në pjesën e parë ishin duke humbur 1-0, por në fund u mbyll 2-1.

Golit të Ianis Hagi iu kundërpërgjigjen Serge Gnarby dhe Thomas Muller.

https://www.youtube.com/watch?v=GEL4C3renYs&ab_channel=fbMAViLA

Në këtë grup Maqedonia ka shënuar fitore ndaj Lihtenshtajnit me rezultat 4-0, ku golin e gjeti edhe Ezgjan Alioski.

Holanda ka marr një fitore të rëndësishme edhe pse me rezultat minimal ndaj Letonisë me golin e Dany Klaassen.

https://www.youtube.com/watch?v=iVt7r3ZtrR8&ab_channel=NOOTHER

Në këtë grup Turqia ka bazuar në shtëpi me Norvegjinë (1-1), duke ia vështirësuar vetit punët.

https://www.youtube.com/watch?v=ma40aILTxwU&ab_channel=SportsTv

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 3-0, duke mbetur në luftë për vendin e parë në grup me Rusinë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Standings provided by SofaScore LiveScore

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version