Telegrafi

Gjermania kontratë gati nëntë miliardë euro me Kinën

Sipas Dw, Zëri më i madh është një projekt i Volkswagenit me vlerë prej 2.6 miliardë eurosh. Gjatë një takimi midis Lisë dhe kancelares Angela Merkel u fol sipas një zëdhënësi për të gjitha marrëdhëniet dypalëshe përfshirë dialogun për të drejtat e njeriut.

Li, i cili konsiderohet si kryeministër i ardhshëm, paralajmëroi, se Kina dëshiron të hapet më shumë për sipërmarrjet gjermane. Sipas tij Pekini është shumë i interesuar për një monedhë euro të qëndrueshme dhe për një Evropë të bashkuar. /Telegrafi/