Telegrafi

Gjermania kërkon të shfuqizohet taksa 100%

Ministri i gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, të martën ka kërkuar nga Kosova që të shfuqizojë, ose së paku të suspendojë zbatimin e taksës 100 për qind që Prishtina e ka vënë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke paralajmëruar kundër çdo përshkallëzimi të mëtejmë të tensioneve.

Maas, duke folur në Paris në një takim për kufizimin e shpërndarjes së armëve të vogla nga Ballkani, ka thënë po ashtu se ndien keqardhje për dorëheqjet e kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, raporton Reuters.

“Tejkalimi i mëtejmë duhet të parandalohet urgjentisht. Sukseset e dialogut për normalizim duhet të ruhen”, tha Mass.

Kujtojmë se qeveria me 21 nëntor kishte marr vendim që t’iu vendos taksë prej 100 për qind produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në drejtim të Kosovës. /Telegrafi/