Site icon Telegrafi

Gjermania kërkon që G7 të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19

Gjermania dëshiron që ta shfrytëzojë kryesimin e Presidencës së Grupit të Shtatë vendeve (G7) që të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19 dhe të forcojë përpjekjet për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit.

Kështu tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Gjermania ka marrë kryesimin e Presidencës së G7-s për vitin 2022 – shtetet e G7-s qëndrojnë për liri, demokraci dhe përparim”, shkroi Lindner në Twitter.

“Duke pasur këtë në mendje, ne duhet ta tejkalojmë pandeminë dhe të nxisim rimëkëmbjen ekonomike globale”, shtoi ai.

Lindner është lider i partisë Demokratët e Lirë, që është partnerja e vogël e koalicionit të Qeverisë gjermane, të kancelarit Olaf Scholz.

Ministri i Financave tha po ashtu se ai dëshiron që në takimet e ardhshme të ministrave të Financës së G7-s, agjenda e bisedimeve të përqendrohet në çështjen e digjitalizimit dhe ndryshimeve klimatike. /Telegrafi/

Exit mobile version