Në Gjermani kurrë nuk ka pasur më pak të papunë se kohëve të fundit, por qeveria e këtij vendi është në kërkim për punëtorë të huaj.
Deri te puna në Gjermani është shumë lehtë të arrihet. E gjitha që kërkohet është edukimi profesional, përvoja e punës dhe ajo kryesorja, dëshira për punë.
Lista e profesioneve që po kërkohet është në rritje e sipër, por më së shumti po kërkohen motra medicinale.
Ndërsa për një periudhe të shkurtër punë do të ketë edhe për inxhinierë kompjuterik dhe për matematikanë.
Përveç këtyre në Gjermani kërkohen edhe dhe kujdestare. Shanse të mëdha për punë kanë edhe njohësit e zanateve.
Ky është një rast i shkëlqyer për ballkanasit, sepse puna që ata e bëjnë brenda territoreve ballkanike, në Gjermani do t’u paguhet shumë më mirë, transmeton gazetametro.net
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, Gjermania çdo vit humb miliarda euro, ndërsa qeveria gjermane ofron përfitime për punonjësit nga jashtë me arsim të lartë.