Site icon Telegrafi

Gjermania kërkon dokument detyrues për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Pozita e Qeverisë gjermane lidhur me marrëdhëniet e Beogradit e Prishtinës bazohet në kornizën negociuese të cilën Serbia e ka nënshkruar në janarin e vitit 2014.

Kjo kornizë kërkon që në fund të “normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve Serbi – Kosovë të arrihet një dokument detyrues”, por nuk kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia.

Kështu theksohet në përgjigjet që Qeveria gjermane ua ka dhënë deputetëve të majtë gjermanë që rtv thotë ta ketë parë Deutsche Welle, transmeton Koha.net.

Këta deputetët, të cilët sipas medieve serbe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, Qeverisë së Merkelit ia kanë shtruar 31 pyetje për marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, me NATO-n dhe për rrugën e saj në BE.

Exit mobile version