Telegrafi

Gjermania i kërkoi Londrës të mos e pengojë forcimin e mbrojtjes së BE-së

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen sot i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe që të ndalojë bllokimin e rritjes së bashkëpunimit mes forcave të armatosura të vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Ajo tha se përpjekja për forcimin e mbrojtjes së vendeve të BE-së, është nevojë urgjente për t’iu kundërvënë kërcënimeve, transmeton KosovaPress.

Gjermania është duke kërkuar formimin e një ushtrie të vendeve të Bashkimit Evropian, për t’iu kundërvënë kërcënimeve që vinë nga Rusia, e cila ka aneksuar një pjesë të Ukrainsës, ndërsa nuk i ndal kërcënimet as ndaj shteteve tjera evropiane.