Site icon Telegrafi

Gjermania kërcënon me tërheqje nga euroja

Ndonëse është një nga qendrat kryesore të Eurozonës, Berlini megjithatë po e shqyrton mundësinë për të braktisur Eurozonën. Ky paralajmërim vjen si pasojë e krizave financiare të Greqisë dhe Irlandës dhe ndihmave shumëmiliardëshe të siguruara nga BE-ja.

Kancelarja gjermane tha se në rast se nuk ka zgjidhje afatgjatë për krizat financiare te vendet anëtare që mund të paraqiten në të ardhmen, atëherë ajo paralajmëroi tërheqjen e mundshme të Gjermanisë.

Gjermania ka pasur disa propozime lidhur me formimin e një mekanizmi stabilizues evropian në kuadër të BE-së, por qëndrimet e saj ishin kundërshtuar nga ana e disa vendeve anëtare.

Merkel kishte propozuar që vendeve që janë të papërgjegjshme në planin financiar t’iu hiqet e drejta për votim. Problemet e fundit financiare dhe të kolapsit ekonomik në Portugali kanë bërë që të shtohen shqetësimet brenda vendeve anëtare, pasi që do të duhet të sigurohen miliarda euro edhe për këtë vend anëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version