Pas zhvillime të fundit në Kosovë nga ana e Gjykatës Speciale, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, e cila ka thënë se është në dijeni për dorëheqjen e ish-presidentit Hashim Thaçi nga pozita e tij, dhe se e mirëpresin gatishmërinë për të bashkëpunuar me Specialen.
Përmes një postimi në Twitter, MPJ e Gjermanisë ka thënë se përpunimi i krimeve të lutës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit.
“Ne kemi marrë parasysh dorëheqjen e presidentit Thaçi. Mirëpresim bashkëpunimin në mes të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit. Procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e MPJ-së gjermane.
Tutje më tej Berlini zyrtar ka theksuar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në një shoqëri pa drejtësi
“Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në një shoqëri pa drejtësi. Prandaj Gjermania gjithashtu mbështet punën e rëndësishme të Dhomave Speciale të Kosovës me personel dhe financa. Kosova është një partner i rëndësishëm evropian me të cilin ne punojmë ngushtë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Den Rücktritt von Präsident #Thaci haben wir zur Kenntnis genommen. Wir begrüßen angekündigte Zusammenarbeit der Angeklagten mit den Strafverfolgungsbehörden. Die Aufarbeitung von Kriegsverbrechen ist notwendig & Teil des kosovarischen Bekenntnisses zu #Rechtsstaatlichkeit. (1/2)
— Auswärtiges Amt (@AuswaertigesAmt) November 6, 2020