Telegrafi

Gjermania hapë kontot e 1500 personave që kanë fshehur tatime në Zvicër

Një informator i ka ofruar autoriteteve gjermane të financave të dhënat për 1.500 persona që nuk i kanë paraqitur tatimet, njofton gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Si kundërshpërblim ai ka kërkuar 2,5 milionë euro, por vlerësohet se të dhënat që ai posedon do t’i sillnin arkës së shtetit rreth 100 milionë euro, shkruan gazeta. Ministri i Financave Wolfgang Schäuble tani duhe të vendosë nëse do të futet në këtë lloj tregtie.

Ministria deri tani ka refuzuar të deklarohet. Merret vesh se informatori i ka dërguar si dëshmi autoriteteve financiare të dhënat për pesë persona. Vlerësohet se vetëm nga këto të dhëna, shteti do të përfitonte rreth një milionë euro.