Site icon Telegrafi

Gjermania hap dyert për të rinjtë nga Kosova (Video)

Po nisen për në Gjermani. Janë këta 54 kandidatë nga Kosova të cilët do të kryejnë një praktikë 10 ditore, në kuadër të projektit për integrim ekonomik për të rinjtë të cilën e ofron Agjensioni i përkrahjes së punësimit në Kosovës në bashkëpunim me Diakone nga Gjermania.

Bedri Xhafa, udhëheqës i këtij agjensioni, thotë se qëllimi i këtij projekti është shkollim, aftësim dhe punësim për të rinjtë.

Sipas tij këta të rinj nga shtatori i këtij viti, do të fillojnë shkollimin 3 vjeçar, përkujdesje ndaj të moshuarve, e më pas atyre u sigurohet edhe vendi i punës.

Exit mobile version