Telegrafi

Gjermania fiton shumë para edhe nga stuhitë, për disa ditë ka prodhuar energji elektrike sa 44 centrale bërthamore që kanë prodhuar

Stuhia Ciara që ka goditur Evropën gjatë javës së kaluar dhe në fillim të kësaj, i ka sjellë Gjermanisë përfitime marramendëse.

Erërat e forta që kanë goditur këtë vend kanë lëvizur me shpejtësi aq të madhe, sa që turbinat kanë prodhuar rrymë – ekuivalente me atë që kanë prodhuar 44 centrale bërthamore në ato momente, transmeton Telegrafi.

Megjithatë stuhia Ciara ka sjellë edhe probleme të mëdha, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, kurse trafiku është mbyllur përkohësisht e mijëra qytetarët kanë mbetur pa energji elektrike.

Kujtojmë që Gjermania është lider në Evropë me prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar erën, kurse pas SHBA-ve dhe Kinës është shteti i tretë në botë.

Gjatë vitit 2018, falë 30.240 turbinave të saj, ka prodhuar 119.590 gigavat. /Telegrafi/