Site icon Telegrafi

Gjermania fiton me rezultat bindës ndaj Estonisë

Gjermania e ka mposhtur Estoninë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me rezultat 0-3.

‘Die Mancshaft’ e filluan ndeshjen në mënyrën të keqe, pasi në minutën e 14-të Emre Can u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen e palejueshme ndaj lojtarit estonezë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tri sosh, që të gjitha nga gjermanët.

Golin e parë për Gjermaninë e shënoi Ilkay Gudogan në minutën e 52-tënga asistimi që i bëri Kail Havertz.

Gjashtë minuta më vonë, mesfushori i Manchester Cityt tregoi se është i disponuar për lojë, gjersa arriti ta shënonte edhe golin e dytë.

Timo Werner u inkuadrua në lojën në minutën e 66-të, derisa pesë minuta më vonë realizoi për 3-0 nga asistimi fantastik i Gundogan.

Gjermania është lider i Grupit C me 15 pikë, aq sa ka edhe Holanda, Irlanda e Veriut në vendin e tretë me 12, Bjellorusia me katër dhe Estonia me një. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=RJWeCfM6jFg

https://www.youtube.com/watch?v=QBv-sHpBSPQ

https://www.youtube.com/watch?v=H-2Q4VN4rsE

Exit mobile version